image Vjen reagimi i Avdullah Hotit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Politikë

Vjen reagimi i Avdullah Hotit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

news image

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të presidentit.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se “askush nuk ka humbur”.

“Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, shkroi Hoti.

Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, May 28, 2020