image Vjen edhe një dorëheqje në VV: Dikur ishte Qeveri e shpreses, sot është një Qeveri e mbytjes së shpresës

Politikë

Vjen edhe një dorëheqje në VV: Dikur ishte Qeveri e shpreses, sot është një Qeveri e mbytjes së shpresës

news image

Disa deputetë të VV-së po shprehin pakënaqësi me qeverisjen e Kurtit, të tillë janë edhe aktivistët, njëri prej tyre është Fidan Mehmeti, profesori i Historisë në Mitrovicë, i cili ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia në VV.

Mehmeti në një postim në Facebook ka deklaruar se Qeveria Kurti dikur ishte një Qeveri e shpresës ndërsa sot është një Qeveri e mbytjes së shpresës.

“Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linçimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj”, ka shkruar ai.

Më tutje, Mehmeti ka thënë se një kryeministër dhe një Qeveri që ofendon mësuesit  e vendit nuk e meriton të udhëheq vendin.

“Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shume gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/