image Vjen edhe fitorja e radhës për Kosovën

Sporte të tjera

Vjen edhe fitorja e radhës për Kosovën

news image

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e meshkujve në Beach Volley U-18 ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Evropian.

Dyshja Endi Zejna dhe Edon Ibrahimi i kanë sjellur Kosovës edhe një fitore mjaft të vlefshme nga ky kompeticion që po zhvillohet në Izmir të Turqisë.

Ata në ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve kanë arritur të mposhtin kombëtaren e Turqisë, Keskin/Tur.

Kosova pati një paraqitje mjaft të mirë në takim dhe arriti që ndeshjen ta fitojë me rezultat të pastër 2:0 në sete.

Me fitoren e arritur, ekipi i Kosovës arrin të kalojë fazën e grupeve, duke u kualifikuar në 24 ekipet më të mira, me mundësinë që të vazhdojë më tej. /Sinjali Sportiv/