image Vjedhje në Viva Fresh në Prishtinë, hajni recidivist vjedh kaçkavall mbi 70 euro, kapet nga kamerat

Siguri

Vjedhje në Viva Fresh në Prishtinë, hajni recidivist vjedh kaçkavall mbi 70 euro, kapet nga kamerat

news image

Rastet e vjedhjeve nëpër markete në Kosovë nuk janë të rralla, por jo gjithmonë kapen personat e dyshuar, pasi të njëjtit arrijnë të ikin. Por ndryshe ka ndodhur në një market në rrugën “Mehmet Gradica”, në Prishtinë, ku pamjet e sigurisë u bënë ‘sebep’, që hajni të arrestohet nga policia.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për marketin “Viva Fresh” në Prishtinë, ku një 49-vjeçar me inicialet B.S., kishte vjedhur një sasi të produktit ushqimor, kaçkavall, që kap vlerën e mbi 70 eurove. Punëtorët e marketit që vërejtën të dyshuarin duke kryer vjedhjen njoftuan menjëherë Policinë, me ç’rast një patrullë doli në vendin e ngjarjes, ku edhe u kap në flagrancë hajni.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se 49-vjeçari që u arrestua është recidivist, pasi dyshohet se ka kryer mbi 10 vepra të ndryshme penale.

Pas arrestimit të tij, Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

/GazetaSinjali/