image Vjedhje e rëndë në Obiliq, hajnat depërtuan me forcë në objektin fetar - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15270

Të shëruar

12900

Të vdekur

616

Vjedhje e rëndë në Obiliq, hajnat depërtuan me forcë në objektin fetar

news image

Policia e Kosovës njofton për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në Obiliq.

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin fetar, me ç‘rast kanë vjedhur një çantë me para (dinar serb), në vlerë rreth 120 euro si dhe gjësende të tjera.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Obiliq 15.09.2020 – 01:30. Është raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në objektin fetar, me ç ‘rast kanë vjedhur një çantë me para (dinar serb), vlerë rreth 120 euro, një libër dhe një kryq. Rasti nën hetime. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin