image Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Rahovec: Hajnat avullojnë 10 mijë euro cash dhe ari në vlerë të 6 mijë €

Siguri

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Rahovec: Hajnat avullojnë 10 mijë euro cash dhe ari në vlerë të 6 mijë €

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Vëllezërit Haradinaj” në Rahovec, ku hajnat kanë vjedhur para e gjësende në vlerë prej mijëra euro, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë vjedhur 10 mijë euro para të gatshme.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, hajnat kanë “avulluar” edhe stoli të arit, që i gjetën në shtëpi e që kapin vlerën e rreth 6 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/