image Vjedhja e kutisë së bamirësisë/ Policia jep detaje për arrestimin e 31-vjeçarit

Siguri

Vjedhja e kutisë së bamirësisë/ Policia jep detaje për arrestimin e 31-vjeçarit

news image

Dje, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, Policia e Kosovës ka marrë informacion nga një punëtore e postës se një person ka vjedhur një kuti me të holla, të cilat ishin mbledhur për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Policia njofton se me ndihmën e një qytetari ka arritur që ta arrestojë 31-vjeçarin me iniciale K.P.

Në lidhje më këtë rast një qytetarë në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ndaloj të dyshimtin dhe e informoj policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Nga i dyshuari janë sekuestruar 222 euro, të cilat dyshohet se janë vjedhur nga arka.

31-vjepari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/