image Vjedhja e 2.1 milionëve të Thesarit, Prokuroria njofton se janë bllokuar 34 llogari bankare

Drejtësi

Vjedhja e 2.1 milionëve të Thesarit, Prokuroria njofton se janë bllokuar 34 llogari bankare

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar lidhur me rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K.Sh, pronar i (LDA Group Sh.p,k), shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka bërë të ditur se deri më tani janë intervistuar bartës të llogarive në të cilat janë transferuar të hollat, është bërë intervistimi i dëshmitarëve, analizimi i dokumentacionit, hetimi financiar dhe identifikimi i pronave, derisa siç dihet dy persona janë në paraburgim.

Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro. Në proces të realizmit të kthimit të të hollave të cilat janë tërhequr nga bankat komerciale në emër të realizmit të mbitërheqjeve, kredive etj, e të cilat kanë gjeneruar nga transferi i paligjshëm i realizuar nga ana e të pandehurve nga Thesari i Shtetit”, thuhet tutje në njoftim.

Prokuroria Speciale tutje ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kanë bërë dy kërkesa adresuar autoriteteve të Republikës së Turqisë, lidhur me transferin prej 440.000 euro, të realizuara nga llogaria e LDA Group Sh.p,k, në pronësi të të pandehurit K.Sh, në llogarinë e një biznesi me seli në Republikën e Turqisë./Gazeta Sinjali/