image Vizita lamtumirëse e Merkelit në Turqi, sot takohet me Erdoganin

Evropë

Vizita lamtumirëse e Merkelit në Turqi, sot takohet me Erdoganin

news image

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë sot Stambollin për t’u takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një vizitë lamtumirëse.

Dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe po ashtu pritet të shkëmbejnë pikëpamjet mbi procesin e pranimit të Turqisë në BE, si dhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kështu ka bërë të ditur ministria e Jashtme turke për agjencinë gjermane të lajmeve.

Agjencia gjermane thekson se ndër çështjet e tjera që mund të diskutohen janë çështja e emigracionit, të drejtat e njeriut dhe roli i Turqisë në NATO.

/GazetaSinjali/