image Vizita e Presidentes së Hungarisë në Kosovë, kjo do të jetë agjenda mediale për nesër

Politikë

Vizita e Presidentes së Hungarisë në Kosovë, kjo do të jetë agjenda mediale për nesër

news image

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do të vijë për vizitë zyrtare Presidentja e Hungarisë, znj. Katalin Novák.

Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20, njofton zyra e presidencës, përcjell Sinjali.

Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidentja Novák do të mbajnë konferencë për media.

/GazetaSinjali/