image Vizita e ministrit të Jashtëm italian, Orlando takohet me Kurtin

Politikë

Vizita e ministrit të Jashtëm italian, Orlando takohet me Kurtin

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando, transmeton Sinjali.

Orlando përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit para vizitës që ministri i Jashtëm i Italisë pritet të zhvillojë në Kosovë.

“Pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin Albin Kurti sot, për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm në funksion të vizitës që pritet të zhvillojë ministri i Jashtëm, Luigi Dimaio në Kosovë”.

Had the pleasure of meeting Prime Minister @albinkurti today to discuss current developments & opportunities to expand our excellent partnership in view of Minister @luigidimaio‘s upcoming visit to #Kosovo.

 pic.twitter.com/gnBrmA922O

— Nicola Orlando (@nicolaorlando) June 19, 2021

/GazetaSinjali/