image Vitia paralajmëron masa të reja antiCOVID

Shëndetësi

Vitia paralajmëron masa të reja antiCOVID

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masa të reja ditëve në vijim krahas atyre që janë në fuqi.

Në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Vitia tha se ka konfirmime nga kompani të tjera për dërgesa të vaksinave antiCOVID në Kosovë.

Me ardhjen në qeveri kemi intensifikuar këtë punë dhe jemi ën rrugë të mirë sepse kemi edhe konfirmimin nga kompani të tjera që besojmë se do përfundojmë me sukses. Sado që është lajmi mirë që po arrijnë vaksinat, masat që janë në fuqi dhe që do merren në ditët në vazhdim në raport me situatën në terren, është e rëndësishme të respektohen nga ne dhe të gjithë qytetarët. Plani për vaksinim është përpiluar më herët, fillon me personel shëndetësor dhe do vazhdoj me personat mbi 80-vjeç, janë diku 30 mijë persona mbi 80-vjeç”, shtoi Vitia. /GazetaSinjali/