image Viti i dytë i pandemisë më vdekjeprurës se i pari, thotë OBSH-ja

Shëndetësi

Viti i dytë i pandemisë më vdekjeprurës se i pari, thotë OBSH-ja

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se viti i dytë i pandemisë COVID-19 është më vdekjeprurës sesa i pari.

Kështu po ndodh teksa India është shndërruar në rastin e shqetësimit më të madh.

Për këtë arsye, OBSH u ka bërë thirrje shteteve të pasura që dozat e planifikuara për vaksinimin e fëmijëve t’i ndajnë si donacione për shtetet më të varfra që kanë mbetur prapa në fushatat e imunizimit.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Gjebregjesus, ka thënë se dhurimi i vaksinave për programin COVAX duhet të bëhet urgjentisht me qëllim që shtetet e varfra të mund të rimëkëmben nga goditja e rëndë e pandemisë.

/GazetaSinjali/