image Viti 2020 është i Dua Lipës

Bota e Yjeve

Viti 2020 është i Dua Lipës

news image

Dua Lipa ka qenë një ndër personazhet kryesore të këtij viti. Edhe në përfundim të 2020-ës, “Billboard” e ka përfshirë Duan në listën e këngëtarëve më të mirë të vitit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve të Duas për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme.

Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Adult Top 40 Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist’ dhe në  ‘Dance/Mix Show Airplay Song’.

Po ashtu, Dua është renditur e treta në listën e “Top Artist Female”, duke lënë pas emra shumë të famshëm si Ariana Grande, Halsey etj.

Ndërsa në listën e “Hot 100 Artists”, këngëtarja është renditur në vendin e pestë, para Drake, Harry Styles, Justin Bieber etj.

Disa nga këngët më të suksesshme të Duas këtë vit janë: Fever, Don’ t start now, Break my heart.

/Gazeta Sinjali /