image Vijojnë rastet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 2 të vdekur dhe 79 të infektuar

Rajon

Vijojnë rastet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 2 të vdekur dhe 79 të infektuar

news image

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu 8 pacientë janë shëruar plotësisht.

Në 24 orët e fundit janë kryer 835 teste për koronavirus.

Sipas qyteteve, Shkupi prin me 44 raste të reja, Kumanovë 9, Shtip 3, Prilep 1, Tetovë 8, Strugë 1, Veles 3, Manastir 1, Ohër 1, Gostivar 6, Dellçevë 1, Negotinë 1

Pacientët që kanë vdekur, njëri është nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica.