image Vidhet për herë të tretë piktura e famshme e artistit holandez

Art & Dizajn

Vidhet për herë të tretë piktura e famshme e artistit holandez

news image

Një pikturë e artistit të njohur holandez, Frans Hals u vodh për herë të tretë nga një muze në qytetin e vogël Leerdam edhe pse siguria ishte rritur për shkak të grabitjeve të mëparshme.

Por, mesa duket masat nuk ishin të mjaftueshme për t’i ndaluar hajdutët e artit për ta vjedhur sërish tablonë “Dy djemtë e qeshur”.

Frans Hals, një nga mjeshtrit e vjetër të epokës së artë holandeze e pikturoi veprën e tij në vitin 1626.

Detektivi  Arthur Brand tha se ai beson se piktura ishte “vjedhur me porosi”.

“Është shumë e vështirë të sigurosh muzetë e vegjël pasi kushton shumë para”, tha ai.

Tabloja “Dy djem e qeshur” u vodh për herë të parë në 1988 së bashku me një vepër të Jacob van Ruisdael. Të dy pikturat u gjetën tri vjet më vonë. /Gazeta Sinjali