image Vidhen kompjuterë, laptopë e pajisje tjera në një lokal në Prishtinë

Siguri

Vidhen kompjuterë, laptopë e pajisje tjera në një lokal në Prishtinë

news image

Disa persona dje kanë vjedhur kompjuterë, laptopë e pajisje tjeta në një lokal në Prishtinë.

Siç njofton Policia, hajnat paraprakisht kishin hyrë me forcë brenda lokalit.

“Rr. Rexhep Mala, Prishtinë 06.07.2020-09:00. Ankues mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur 11 (njëmbëdhjetë) kompjuterë, tre laptopë, një ipad dhe një aparat fotografik”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Sinjali