image Video e rrallë: Momenti kur Adem Jashari me dajën e tij bëheshin gati për luftë

Histori

Video e rrallë: Momenti kur Adem Jashari me dajën e tij bëheshin gati për luftë

news image

Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa krerët shtetërorë nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi.

Një video e rrallë e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, është publikuar dhe shihet se si Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion.

Ademi e daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj.

/GazetaSinjali/