image VIDEO/ Deshi t’ia mbyt qenin, burri nga SHBA e godet me grusht në fytyrë ariun

Botë

VIDEO/ Deshi t’ia mbyt qenin, burri nga SHBA e godet me grusht në fytyrë ariun

news image

Ideja që para vetes keni një ari është ndjenjë rrëqethëse, ndërsa një burrë duket se fare nuk iu frikësua kësaj kafshe të egër të cilës iu kundërvu, madje edhe e goditi me grusht në fytyrë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një ari i murmë që duket se ishte fshehur në pronën private burrit, ia sulmon befasisht qenin dhe burri reagon menjëherë duket e tërhequr pas kafshën shtëpiake dhe në shenjë revole e godet me grusht turinjve ariun.

E po të mos kishin qenë kamerat e sigurisë, sigurisht se ky rrëfim do të tingëllonte i pabesueshëm për shumëkënd, por në fakt një gjë e tillë ka ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur në veri të SHBA-ve, kurse burri lëre që e godet ariun me grusht, por edhe e kap një lopatë me të cilën e kërkon me ngulmë që ta godasë, por duket se kafsha kishte ikur.

Veprimi i këtij burri është vlerësuar lart, për faktin se me vete kishte pasur edhe të dashurën që shikonte e habitur se si kafsha për pak sa nuk ia mbyti qenin.

@anthonymooren174 #bearslap #getback #gangster #loudnoise #neighbor #protecting #puppies #god #nottoday #fyp #viral #viralticktok #bear #slap ♬ original sound – Anthony mooren

/GazetaSinjali/