image Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme

Kosovë

Monitorim/ Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme

news image

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka vizituar paraditen e sotme disa qendra të votimit në Prishtinë, prej ku ka thënë se procedurat e hapjes së vendvotimeve kanë shkuar pa problem.

Ajo ka thënë se ka pasur disa incidente të vogla, por sipas saj, në përgjithësi, procedurat në orët e para të votimit kanë rrjedhur pa problem.

Cramon-Taubadel ka thënë se gjatë ditës do të ketë më shumë vëzhgim dhe se procesin e votimit do ta mbrojnë gjatë tërë ditës së zgjedhjeve.

I kemi disa incidente të vogla, por në përgjithësi të gjitha procedurat,  prej asaj se çfarë kemi vëzhguar kanë shkuar mirë,  nuk ka pasur ndonjë problem…. Unë mendoj  se një ose dy votues nuk  ishin në vendvotimet e duhura, ose ndonjë gjë e tillë, mirëpo nga ajo se çfarë kemi vëzhguar rreth 98 përqind është duke shkuar mirë dhe pa probleme . I kishim 30 ekipe për hapjen  e vendvotimeve  dhe do t’i kemi 58 ekipe në teren  për tërë ditën”, ka thënë ajo.

Sipas kryesueses së misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE, procesi duket i qetë, por që është herët të flitet meqë kanë kaluar vetëm pak orë që kur janë hapur qendrat e votimit.

Megjithatë, Cramon-Taubadel theksoi se nuk ka ndonjë indikacion që mund t’i shqetësojë./Gazeta Sinjali/