image Vetura zyrtare parkohet mbi hapësirë të gjelbër në Gjakovë (FOTO)

Sinjalizime

Vetura zyrtare parkohet mbi hapësirë të gjelbër në Gjakovë (FOTO)

news image

Një zyrtar publik ka zgjedhur që veturën e tij zyrtare ta parkojë mbi hapësirë të gjelbërt në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një fotografi, ku shihet vetura zyrtare e parkuar mbi një zonë të gjelbëruar, skaj një lisi.

Sinjalizuesi thotë se fotografia është realizuar afër Pallatit të Kulturës në Gjakovë.

Sipas tij, parkimi i veturave zyrtare në këtë pjesë është praktikë e përditshme./GazetaSinjali/