image Vetura përplaset në murin e një shtëpie në Gjakovë, ka të lënduar

Siguri

Vetura përplaset në murin e një shtëpie në Gjakovë, ka të lënduar

news image

Në fshatin Skivjan të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku para pak minutash, ku një veturë ka goditur murin e shtëpisë.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali në aksident nuk ka të vdekur, vetëm të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca dhe zjarrfikësit.

Automjeti i cili u aksidentua, sipas sinjalizuesve është me targa të Shqipërisë.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë në Gjakovë, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm. /GazetaSinjali/