image Vetura për transportin e parave iu përfshi nga zjarri, kompania e sigurimeve jep detaje (VIDEO)

Siguri

Vetura për transportin e parave iu përfshi nga zjarri, kompania e sigurimeve jep detaje (VIDEO)

news image

Vetura e kompanisë së sigurimeve “Besa Security” është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në Autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në Temeqinë të Malishevës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kompania ka konfirmuar se vetura shërbente për transportin e parave të gatshme teksa kanë treguar se nuk ka dëme në njerëz e as dëmtim të parave.

“Sot para pak kohësh, në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së Transportit të Parave të Gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dëmeve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, thuhet në komunikatën e “Besa Security”.

Rastin më herët e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Ju njoftojme se ne ora 12:00 kemi marre informate nga një person se ne autostrade afer fshatit Temeqine ne relacionin Prizren Prishtine eshte duke u djegur nje veture e Besa security. Jane informuar zjarrfiksat dhe patrulla policore kane arrit ne vendin e ngjarjes dhe merren me rast”, ka thënë për Sinjalin Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Gazeta Sinjali ka siguruar edhe një video nga rasti

/Gazeta Sinjali/