image Vetura godet një këmbësor në Gjakovë, kjo është gjendja e tij

Siguri

Vetura godet një këmbësor në Gjakovë, kjo është gjendja e tij

news image

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali.

Sot një këmbësor është goditur nga një veturë rreth orës 14:30 në rrugën “Skënderbeu” Gjakovë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, i cili ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 14:30 në rrugën “Skënderbeu” një person i moshës madhore është goditur nga një automjet. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ku është duke e marr trajtimin mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjendja e këmbësorit është stabile.

/GazetaSinjali/