image Vetura godet këmbësorin në Prishtinë

Siguri

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë

news image

Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Llapi” në Prishtinë, mes  një automjeti dhe një këmbësori, transmeton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/