image Vetura godet këmbësorin dhe ikë nga vendi i ngjarjes në Fushë Kosovë

Siguri

Vetura godet këmbësorin dhe ikë nga vendi i ngjarjes në Fushë Kosovë

news image

Mbrëmjen e sotme raportohet se një veturë e ka goditur një person në Fushë Kosovë.

Në disa pamje të publikuara shihet se personi i goditur nga vetura ka mbetur i shtrirë pas lëndimeve, kurse në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se vetura që e ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informacione në lidhje me këtë rast por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

/GazetaSinjali/