image Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Ferizaj, lëndohet një zyrtare policore - Sinjali

Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Ferizaj, lëndohet një zyrtare policore

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj, ku një veturë civile ka goditur një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak se vetura civile po bënte kyçje nga parkingu pa i siguruar mirë, me ç’rast ka goditur veturën e Policisë, ku si pasojë është lënduar një zyrtare policore.

Për shkak të lëndimeve të marra, policja është dërguar në Emergjencën e Spitalit për ndihmë mjekësore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin