image Vetura e cila u vjedh sot në Prishtinë gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut

Siguri

Vetura e cila u vjedh sot në Prishtinë gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut

news image

Vetura e cila sot në mesditë është vjedhur përderisa ishte e parkuar nga pronari për një kohë të shkurtër në lagjen Kodra e Trimave, është gjetur në kufi me Maqedoninë e Veriut.

“Policia e Kosoves gjen veturën e vjedhur sot pasdite në Prishtinë në kufi me Maqedoninë e Veriut. Ju konfirmoj lidhur me rastin e veturës së raportuar të vjedhur sot pasdite në Prishtinë se; pas angazhimeve të zyrtarëve policor dhe bashkërendimit te veprimeve hetimore dhe operative në menyrë profesionale Policia e Kosovës ka arrit që veturën në fjalë ta gjej dhe lokalizoj në një lokacion në Komunen e Vitisë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha për Gazetën Sinjali.

Ndërkaq, personi i cili ka kryer vjedhjen ende nuk është gjetur, teksa policia po vazhdon të jetë në kërkim të tij.

“Ndërsa veprime tjera policore jane ende në proces për identifikimin dhe gjetjen e personit të dyshuar i cili ka braktisur veturen për t’iu shmangur arrestimit nga Policia”, ka thënë Hoxha për Gazetën Sinjali.