image Vettel shprehet i habitur sesi Ferrari njoftoi për largimin e tij

Sporte të tjera

Vettel shprehet i habitur sesi Ferrari njoftoi për largimin e tij

news image

Nodnëse një deklaratë për shtyp e ekipit më 12 maj njoftoi se Sebastian Vettel (32) do të largohej nga Ferrari në fund të sezonit, ylli i Formula 1 deri tani ka heshtur për këtë temë.

Por, tri ditë para fillimit të sezonit, Vettel ka treguar pikëpamjen e tij për ngjarjet e fundit dhe për herë të parë e ka sulmuar Ferrarin, transmeton Gazeta Sinjali.

“Unë u befasova shumë kur pranova thirrjen nga Mattia që Ferrari nuk kishte ndërmend të vazhdonte me mua. Asnjëherë nuk ka pasur ofertë”, tha Vettel.

Kësisoj, njoftimi për shtyp i Ferrarit në maj, në të cilin shefi i ekipit Mattia Binotto (50) flet për një “vendim të përbashkët”, duket se s’është i vërtetë.

Vettel s’e ka përjashtuar mundësinë që pas këtij sezoni ta përfundojë karrierën në Formula 1. /Gazeta Sinjali