image Vetëvritet një person në Novobërdë

Siguri

Vetëvritet një person në Novobërdë

news image

Një person është gjetur i vdekur në lagjen “Tanki Zabel” në Novobërdë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se rastin në polici e ka raportuar nipi i viktimës, i cili ka thënë se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje duke e goditur veten me thikë në gjoks.

Viktima është e nacionalitetit serb.

Burime nga shtëpia e shëndetit i kanë thënë Sinjalit se ekipi mjekësor e kanë konstatuar në vend vdekjen e viktimës.

Gazeta Sinjali gjithashtu ka mësuar se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/Gazeta Sinjali/