image Vetëvritet një person në Kamenicë

Vetëvritet një person në Kamenicë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Rogoçicë të Kamenicës.

Lajmin për Sinjali.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmoj se një person është gjetur pa shenja jete. Fillimisht është cilësuar si vdekje e dyshimtë, e më pastaj dyshimet thonë se mund të jetë vetëvrasje. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.”, ka thënë ai.

Hashani ka shtuar se Policia është duke hetuar rastin./Sinjali.com/