image Vetëvendosje i reagon Tahirit lidhur me akuzat për kapjen e shtetit

Përplasje/ Vetëvendosje i reagon Tahirit lidhur me akuzat për kapjen e shtetit

news image

Kreshnik Ahmeti, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka reaguar ministrit në detyrë të Drejtësisë, Abelard Tahirit, për akuzat e tij ndaj kreut të kësaj partie për, siç thotë ai “kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”.

“Siç shihet, ai nuk arrinë ta konceptojë një Kryeminsitër i cili ulet dhe për më shumë se 2 orë dëgjon mbi 40 përfaqësues të sindikatave qendrore, të cilët ia tregojnë vështirësitë në të cilat gjenden punëtorët që përfaqësojnë, për shkak të politikave neoliberale e praktikave joligore të cilat i ka zbatuar pikërisht PDK-ja e Abelardit”, ka shkruar zëdhënësi i VV-së.

Ai tutje ka ironizuar me ministrin e Drejtësisë, duke ia përmendur procesin e emërimit të  noterëve.

“Por, deklarimet e tij kanë edhe anën pozitive: ato ia marrin sado pak kohën e cila i ka mbetur si ministër në largim, e të cilën po e keqpërdor me aq zell”, ka përfunduar Ahmeti.

Reagimi i Ahmetit erdhi pas komenteve të Tahirit rreth takimit të Albin Kurtit me përfaqësuesit e sindikatave qëndrore, i cili tha se përmes “kapjes së sindikatave” Kurti synon të bëjë kapjen e shtetit.

“Z. Kurti u kujdes që në vigjilje të hapave të tij si kryeministër i ardhshëm, të marrë masa për të neutralizuar instrumentin më të fuqishëm të përfaqësimit të nevojave kolektive të punëtorëve, sindikalizmin. Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave’”, ka shkruar  ndër të tjera ministri në detyrë”, ka shkruar ministri në detyrë. /Gazeta Sinjali/