image Veterani i UÇK-së ndalohet nga Policia turke pasi Serbia e ka dërguar emrin e tij në Interpol

Evropë

Veterani i UÇK-së ndalohet nga Policia turke pasi Serbia e ka dërguar emrin e tij në Interpol

news image

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Imri Ilazi sot është ndaluar nga Policia turke në Aeroportin e Antalisë, pasi shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka kumtuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka shtuar se nga burimet që kanë marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë re me emra të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Gucati ju ka bërë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të dalin në shtetet tjera.

“Ju bëjmë apel të gjithë bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të dalin nga shtetet tjera. Shteti Turk duhet të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/3137083026407890