image Vetëm 13 persona u arrestuan për mosrespektim të dispozitave shëndetësore

Kosovë

Aktualitet/ Vetëm 13 persona u arrestuan për mosrespektim të dispozitave shëndetësore

news image

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme në vend janë arrestuar vetëm 13 persona për mosrespektimin e dispozitave ligjore, shkruan Gazeta Sinjali.

Për nga numri i të arrestuarve, prin rajoni i Prizrenit në të cilën dje u arrestuan pesë persona, në pesë raste të ndryshme.

Nga dy persona u arrestuan në Gjilan e Mitrovicë të Jugut dhe një person u arrestua në Pejë.

Ndërsa në kufi raportohet se janë arrestuar 3 persona.

Kujtojmë që në fillim të pandemisë, numri i personave të arrestuar në ditë kishte kaluar mbi 70 sosh./Gazeta Sinjali/