image Vetëm 1 viktimë dhe 555 raste të reja me koronavirus në Gjermani brenda 24 orëve

Evropë

Vetëm 1 viktimë dhe 555 raste të reja me koronavirus në Gjermani brenda 24 orëve

news image

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani është shënuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Kështu numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 9,196, shkruan “Reuters”.

Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 555 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e të infekuarve shkoi në 215,891.

Kurse një ditë më parë u shënuan mbi 1,100 raste.

Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja./GazetaSinjali/