image Vetëdorëzohet në polici shoferi që goditi për vdekje një 36 vjeçar në Durrës

Rajon

Vetëdorëzohet në polici shoferi që goditi për vdekje një 36 vjeçar në Durrës

news image

Një aksident i rëndë ndodhi para dy ditësh në Durrës ku viktimë mbeti një 36 vjeçar. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar sot në polici.

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Falë veprimeve të shpjeta të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’”, thuhet më tej. /Gazeta Sinjali/