image Vetaksidentohet 16-vjeçari në fshatin Pjetërshticë-Shtime, dërgohet në QKUK

Siguri

Vetaksidentohet 16-vjeçari në fshatin Pjetërshticë-Shtime, dërgohet në QKUK

news image

Sot gjatë ditës një 16-vjeçar është vetaksidentuar me veturë në fshatin Pjetërshticë-Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se vetaksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të 16-vjeçarit mbi timon gjatë vozitjes, i cili ka goditur murin, ndërsa vetura ka përfunduar jashtë rrugës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore të cilit i është nevojitur trajtimi mjekësor.

Burime të Sinjalit brenda Emergjencës, në QKMF-në e Shtimes bëjnë të ditur se 16-vjeçari në fillim ka marrë trajtim aty, pastaj është dërguar në QKUK.

/GazetaSinjali/