image Vetaksident trafiku në Veternik, një person dërgohet në spital

Siguri

Vetaksident trafiku në Veternik, një person dërgohet në spital

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik, ku për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, raporton Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit.

“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

/GazetaSinjali/