image Vetaksident në Viti, dy persona përfundojnë në spital

Siguri

Vetaksident në Viti, dy persona përfundojnë në spital

news image

Një vetaksident në trafik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Stubëll të komunës së Vitisë, ku si pasojë janë lënduar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak se shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën që po drejtonte, si pasojë të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjerja që ndodhej në veturë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Spitalin e Gjilanit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda spitalit bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e pasagjeres është stabile dhe e njëjta është liruar nga hospitalizimi, ndërsa shoferi vazhdon trajtimin mjekësor në spital.

/GazetaSinjali/