image Vetaksident në Prizren, vetura godet shtyllat e ndriçimit publik

Siguri

Vetaksident në Prizren, vetura godet shtyllat e ndriçimit publik

news image

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Një veturë ka goditur dy shtylla të ndriçimit publik, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:28 në rrugën “Ismail Kryeziu”. Nuk ka të lënduar. Një automjet ka goditur dy shtylla të ndriçimit publik. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj. /Gazeta Sinjali/