image Vetaksident në magjistralen Gjakovë - Pejë, një i lënduar rëndë

Kosovë

Policia/ Vetaksident në magjistralen Gjakovë – Pejë, një i lënduar rëndë

news image

Një person ka marrë lëndime të rënda si pasojë e një vetaksident në magjistralen Gjakovë-Pejë, përkatësisht në fshatin Planqor, mëngjesin e sotëm.

Lajmin për Gazetën Sinajli e ka konfirmuar Albin Sahatqija, shef i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë.

“Rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në rrugën Gjakovë-Pejë, përkatësisht në fshatin Planqor. Ka qenë një vetaksident. Vozitësi 42 vjeçar ka shkaktuar vetaksident duke dalur nga rruga. Ai ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Gjendja e tij është e rëndë.”- tha Sahatqija për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/