image Veseli thotë se Kosova brenda 12 muajve do të shkojë në zgjedhje

Politikë

Veseli thotë se Kosova brenda 12 muajve do të shkojë në zgjedhje

news image

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 12 muajve. 

Sipas tij kjo do të ndodhë në momentin kur të përfundojë pandemia.

“Unë ju them sonte këtu që nuk mund të kalojnë 12 muaj pa pasur zgjedhje. Unë do të jem i pari që do kërkoj zgjedhje në momentin e parë që Kosova nuk do të jetë më e rrezikuar nga COVID-19”, ka thënë kryetari i PDK-së në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Veseli më tej thotë se Qeveria e sapozgjedhur do ta thellojë më tepër krizën ekonomike në vend dhe shumë shpejt do të kolapsojë.

“Kjo qeveri do të kolapsojë shumë shpejt. Do të punojmë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje. Partia Demokratike qëndron shumë mire, por kjo nuk është arsyeja e vetme që do të shkojmë në zgjedhje. Në zgjedhje do të shkojmë për qytetarët dhe kjo do të ndodhë brenda një viti”, ka thënë ndër të tjera Veseli./Gazeta Sinjali/