image Veseli me vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë, askush s’e komenton ardhjen e tij

Drejtësi

Veseli me vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë, askush s’e komenton ardhjen e tij

news image

Kadri Veseli vazhdon të jetë në paraburgim, megjithëse sot gjatë ditës ai ka ardhur në Kosovë për vizitë familjare. Lirimi i tij u bë me kusht, shkruan Gazeta Sinjali.

Dhomat e Specializuara njoftuan për Gazetën Sinjali se për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për Kadri Veselin, për të takuar familjen e ngushtë.

I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, u tha në përgjigjen për Sinjalin.

Përcjelljen e Veselit e konfirmoi për Sinjalin edhe EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

Por asnjë koment nuk ka ardhur nga Partia Demokratike, kryetar i së cilës kishte qenë vet Veseli para se të merrte aktakuzën nga Haga, me ç’rast kishte dhënë dorëheqje.

Sinjali ka kërkuar një koment nga drejtues të Partisë Demokratike por askush nuk është përgjigjur.

Reagime apo deklarata nuk kanë ardhur po ashtu as nga parti të tjera e as drejtues shteti.

Veseli po qëndronte në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

/Gazeta Sinjali/