image Vendosen pengesa afër pikës kufitare në Bërnjak, intervenon Policia e Kosovës

Siguri

Vendosen pengesa afër pikës kufitare në Bërnjak, intervenon Policia e Kosovës

news image

Foto ilustruese


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak janë vendosur disa pengesa në rrugë.

Siç ka njoftuar Policia, persona të panjohur kanë vendosur disa drunj dhe gozhoda për dëmtim të gomave të automjeteve, prandaj njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat.

“Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.”, njofton Policia.

/GazetaSinjali/