image Vendim i papritur i Facebook-ut, ja çfarë do të ndodhë me rrjetin social nga muaji i ardhshëm

Aplikacione

Vendim i papritur i Facebook-ut, ja çfarë do të ndodhë me rrjetin social nga muaji i ardhshëm

news image

Një lajm sa i mirë, aq edhe i trishtë vjen për përdoruesit e “Facebook”.

Ky rrjet social ka vendosur t’i thotë “lamtumirë” modelit klasik. Pamja e re në Facebook do të jetë e detyrueshme për të gjithë përdoruesit që nga muaji tjetër.

Pra duke filluar nga muaji tjetër, përdoruesit e rrjetit social nuk do të jenë në gjendje të zgjedhin midis dizajnit të ri dhe të vjetër.

Sipas “Facebook”, në këtë mënyrë videot, lojërat dhe grupet tani janë më të lehta për t’u kontrolluar dhe krijuar.

Gjithashtu në desktop, dizajni i ri i “Facebook” tani duket pak a shumë si aplikacioni i telefonave inteligjentë. Por, jo të gjithë e kanë përkrahur këtë mënyrë të errët./Gazeta Sinjali/