image Vendi mbetet pa tarifa të energjisë, Shala: Situata me energji shqetësuese

Kosovë

Vendi mbetet pa tarifa të energjisë, Shala: Situata me energji shqetësuese

news image

Kryetari i Komisionit për Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, pas takimit me bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka thënë se situata me energjinë elektrike është shqetësuese.

Ai ka thënë se Kosova aktualisht është pa tarifa të energjisë dhe për këtë fajtor është ZRrE-ja.

“Vendi është pa tarifa dhe bordi duhet të gjejë alternativa për situatën në të cilën e kanë sjellë ata pas atij vendimi të paligjshëm”, ka thënë Shala.

“Me kërkesë të bordit të ZRrE-së që të bashkëbisedojmë jashtë mediave kemi aprovuar kërkesën si komision dhe kemi dëgjuar shqetësimet që ka bordi për vendimet e fundit të gjykatës sa i përket tarifave dhe kemi dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kemi pasur debat të brendshëm. Situata është shqetësuese. Bordi nuk ka qëndrim dhe presim zhvillime të mëtutjeshme. Po flas nga shqetësimet që ka ngritur bordi sepse kemi pasur proces jo transparent të ngritjes së tarifave”, tha Shala.

Ndërsa kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Zejnullahu, ishte i shkurtër në përgjigjen e tij.

“Në komision e thamë se është çështje për vendimin e Gjykatës. Kërkoj mirëkuptimin e juaj për këtë fazë. Është zbatuar vendimi i Gjykatës”, ka thënë shkurt ai.

/GazetaSinjali/