image Vëllai i Trumpit në gjendje kritike, presidenti zhvendoset në Nju Jork për t’i qëndruar pranë

Botë

Vëllai i Trumpit në gjendje kritike, presidenti zhvendoset në Nju Jork për t’i qëndruar pranë

news image

Përveç pandemisë dhe fushatës presidenciale, Donald Trump po përballet edhe me probleme familjare.

Siç raportojnë mediat e huaja, vëllai i vogël i presidentit amerikan, Robert Trump, është shtruar në spital në Nju Jork dhe gjendja e tij duket e rëndë.

72-vjeçari, me të cilin presidenti ka një marrëdhënie shumë të mirë, ka qenë i hospitalizuar edhe në pranverë.

Robert Trump me vite ka qenë një nga drejtuesit e Fondacionit Trump.

Presidenti Trump pritet sot në Nju Jork, për t’i qëndruar afër vëllait. /Gazeta Sinjali/