image Vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci sot dalin para Gjykatës

Siguri

Vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci sot dalin para Gjykatës

news image

Naser Leci dhe Fetah Leci, vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci, që u vetëdorëzuan dje në polici për rastin e Karaçevës, do të dalin sot para Gjykatës.

“Në orën 15:00 sot dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci”, bëri të ditur një burim i besueshëm i Gazetës Sinjali.

Policia ka njoftuar se dy familjarët e policit Leci dyshohen për kontrabandim me mallra./Gazeta Sinjali/