image Veliu për drejtimin e seancës nga Osmani: Me atë punë nuk merrem, është detyrë e saj

Politikë

Veliu për drejtimin e seancës nga Osmani: Me atë punë nuk merrem, është detyrë e saj

news image

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu ka thënë se nuk e dinë nëse Vjosa Osmani do ta drejtojë seancën në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti.

Veliu në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se është detyrë e Vjosa Osmani që ta drejtojë seancën në Kuvendin e Kosovës.

“Po, i kemi votat e mjaftueshme. Nuk e di, me atë punë nuk merrem ajo është çështje e saj, detyrë e saj. Nuk po dua me fol me supozime, pres me u zhvillu ngjarjet”, ka thënë Agim Veliu për Gazetën Sinjali.

Ka mbetur edhe më pak se një orë nga fillimi i seancës për votimin e Qeverisë Hoti, ndërkohë as nga kabineti i kryeparlamentares e as Vjosa Osmani nuk kanë dhënë informacion se kush do ta udhëheq këtë seancë.

Bekim Kupina, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, tha për Gazetën Sinjali se drejtimi i seancës është aspekt teknik. Duke shtuar se nëse do ta drejtoj ose jo Vjosa Osmani seancën e sotme, kjo do të shihet. /Gazeta Sinjali/