image Veliu ngushëllon familjen e 82-vjeçarit që vdiq nga koronavirusi, ka një thirrje për qytetarët

Kosovë

Reagim/ Veliu ngushëllon familjen e 82-vjeçarit që vdiq nga koronavirusi, ka një thirrje për qytetarët

news image

Ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka shprehur ngushëllime për familjen e 82-vjeçarit nga Dumnica e Podujevës, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pas ishte infektuar me virusin COVID-19.

Me këtë rast, Veliu përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së për mbrojtje nga ky virus.

“Edhe me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë, për mbrojtje nga ky virus”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Halim Halitit, nga fshati Dumnicë e Epërme e Komunës së Podujevēs, i…

Posted by Agim Veliu on Sunday, March 22, 2020